
Pas disa muajve negociatash intensive, duket se Mohamed Salah dhe drejtuesit e Liverpoolit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me qëndrimin.
Egjiptiani tashmë është afër rinovimit të kontratës me ‘’ Të Kuqtë ‘’, të cilët kanë insistuar për të evituar largimin e tij nga ‘’ Anfield Road ‘’ me parametër zero në fundin e sezonit.
32 vjeçari i ka dhënë shumë avantazhe ofensivës së anglezëve, duke u konsideruar për vite me rradhë si një ndër më determinantët në Premier League.
Pritej insistimi i drejtuesve të ish fituesve të Champions Leagues sepse ishi i Romës është një kërcënim për çdo rival.

Tanimë është tifozeria e zjarrtë e Liverpoolit mund të vijojë e qetë në mbështetje të ekipit të zemrës, i cili do të ketë një armë me shumë gjatë sfidave të ardhshme.
Pritet që në javët vijuese kjo çështje të përfundojë, një prioritet absolut për gjgandët e Anglisë dhe Europës.
Në sezonin e tetë me Liverpoolin golashënuesi afrikan deri në momentin që flasim numëron statistika shpresëdhënëse, konkretisht 30 gola dhe 21 asiste në 38 sfida, të cilat e klasifikojnë si një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër.



