Luciano Spalletti, favorit për stolin e Juventusit

Luciano Spalletti, favorit për stolin e Juventusit

Pas shkarkimit të Igor Tudor drejtuesit e Juventusit menjëherë kanë filluar ti lëvizin gurët për të gjetur një tjetër trainer.

Ndër shumë të tillë më cilësori në sytë e tyre mbetet Luciano Spalletti, i cili mund ta ndihmojë ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për ta rikuperuar terrenin. 

Drejtimi i klubeve me prestigj si përshembull Inter, Roma apo Napoli e avantazhojnë disi dhe gjithashtu duhet përmendur edhe fakti se mbetet një njohës i shkëlqyer i kampionatit italian. 

Ditën e djeshme ish mesfushori i dha fund eksperiencës dhe tashmë është një detyrë urgjente gjetja e një elementi me të cilin Juventusi do ti arrijë objektivat në këtë sezon. 

Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse edhe Zinedine Zidane vijon të jetë një opsion për të ardhmen, një trainer me shumë eksperiencë i cili la gjurmë tek Real Madridi në të shkuarën. 

Një ndër legjendat e torinezëve siç është Gianluigi Buffon tashmë e ka shprehur mbështetjen për 66 vjeçarin i cili nëse do të transferohet në ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund ti japë zgjidhje situatës, e reflektuar me renditjen në vendin e shtatë në Serinë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy