Penalltia e humbur ndaj Zvicrës, Mbappe: Mendova tërheqjen nga kombëtarja e Francës

Penalltia e humbur ndaj Zvicrës, Mbappe: Mendova tërheqjen nga kombëtarja e Francës

Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për Europianin e një viti më parë, ku Franca u eliminua nga Zvicra pas penalltive. Sulmuesi i PSG, ishte një nga ata që humbën penalltinë dhe ofendimet në drejtim të tij ishin të shumta.

Në një intervistë të dhënë për “Sports Illustrated”, Mbappe zbuloi se gjatë asaj kohe mendoi edhe tërheqjen nga kombëtarja franceze.

Isha shumë afër tërheqjes nga kombëtarja. Nuk mund të luaja më për njerëzit që mendonin se unë isha një majmun. Por, më pas mora kohën e duhur për t’u menduar dhe ata që ishin afër meje nisën të më inkurajonin.

Tërheqja nuk do të ishte mesazhi i duhur, pasi mendoj se unë jam shembull për shumë njerëz. Doja t’u thoja brezave të rinj që jemi më të mirë se kaq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy