
Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar rrugëtimin, drejt objektivit titull.
Pak minuta para sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare të skuadrave.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Telushi, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Mensah.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Hakaj, Smajli, Jonuzi, H.Marku, Alivoda, Mala, A.Hoxhaj, Kaina.



