Milani nuk fal as Romën, fitore e pastër në ‘San Siro’

Milani nuk fal as Romën, fitore e pastër në ‘San Siro’

Milani i periudhës post-koronavirus i drejtuar nga Pioli duket se gëzon një formë të shkëlqyer. ‘Djalli’ për llogari të javës së 28 të ‘Seria A’ ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Romën në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërkohë që në pjesën e dytë ishte Rebic që zhbllokoi rezultatin pas një këmbëngulje të gjatë të Milanit në portën e Romës. Më tej para se të mbyllej koha e rregullt turku Calhanoglu do të dyfishonte me penallti dhe në të njëjtën kohë do të stanponte fitoren e ‘djallit’.

Edhe para pak ditësh Milani mori një fitore bindëse në transfertën e Lecce-s me rezultatin 1-4, duke treguar se idetë i ka të qarta për Kupat e Europës. Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e shtatë me 42 pikë, po aq sa Napoli, por me skuadrën e Gatusso-s që ka një ndeshje më pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy