Ultrasit braktisin Interin ndaj Juventusit, dalin me komunikatë

Ultrasit braktisin Interin ndaj Juventusit, dalin me komunikatë

Interi luan një sfidë shumë të rëndësishme të dielën e 3 prillit, ndaj Juventusit në transfertë.

Në këtë sfidë, që mund të vendosë edhe fatet në luftën për titullin kampion, skuadra zikaltër do të luajë pa mbështetjen e tifozëve.

Tifozeria ultras e Interit, “Curva Nord”, nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre, kanë bërë të ditur se nuk do të jenë prezentë në sfidën ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”.

Nuk do të jemi të pranishëm dhe as nuk do të japim shpjegime rreth arsyes të këtij vendimi të përbashkët nga të gjithë ne. Nuk do të japim shpjegime sepse nuk duam që të krijojmë polemika dhe “zogjtë grabitqarë” të fillojnë të flasin.

Ne kemi arsyet tona dhe kjo mjafton për lexuesit, mjafton të thuhet se është një vendim i përbashkët nga të gjithë ne. Është një zgjedhje e dhimbshme por e pashmangshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy