Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ishte protagonist me Lokomotiva Zagreb në barazimin 2-2 ndaj Gorica.
Skuadra ku luan lojtari shqiptar, ishte në avantazh të dy golave, por nuk ia doli ta ruajë këtë rezultat deri në fund.
Tuci ishte edhe protagonist i një nga golat. Në minutën e 47-të, 22-vjeçari lëshoi një gjuajtje nga jashtë zone, e cila u ndal në fundin e rrjetës, duke e çuar rezultatin në 2-0, pasi më parë kishte shënuar edhe Stojkovic.
Gorica nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat, falë golave të Kapulica në minutën e 61 dhe Vojtko në minutën e 98-të.
Ky është goli i gjashtë sezonal për Tucin në Kroaci, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon.



