Barcelona, përcakton çmimin për Frenkie de Jong

Barcelona, përcakton çmimin për Frenkie de Jong

  Prej shumë merkatosh me rradhë Manchester United është konsideruar një pretendent serioz për të marrë shërbimet e Frenkie de Jong.

Shifra e përcaktuar nga drejtuesit e Barcelonës për hollandezin i arrin 60 milionë eurot dhe bashkombasi Erik Ten Hag e dëshiron medoemos në ‘’ Old Trafford ‘’.

Numri një i stolit e konsideron një element ideal për të përforcuar këtë repart dhe ti japë avantazhe ‘’ The Red Devilsave ‘’ si në prapavijë, ashtu edhe drejt portave kundërshtare.

Spanjollët kanë deklaruar se janë të gatshëm t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’ 27 vjeçarit nëse anglezët do t’ia përmbushin pritshmëritë drejtuesve nga Katalunja.

Situata e Barcelonës në aspektin ekonomik vijon të lërë për të dëshiruar, një sinjal i qartë ky se gjatë merkatos së verës mund të largohen disa komponentë.

Ish traineri i Ajax Amsterdamit beson fuqimisht se mund të adaptohet në 11-shen e formuar prej tij, me një ekip të distancuar ndjeshëm me titujt në sezonet e fundit, edhe pse në atë pararendës e fitoi trofeun e Fa Cup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy