
Orët e fundit Barcelona ka marrë marrë një përgjigje negative nga Martin Zubimendi .
Spanjolli pretendohej nga ‘’ Los Cules ‘’ por tanimë duhet ta përqëndrojnë vëmëndjen tek të tjerë elementë pasi Real Sociedadi e ka bindur për të vijuar në San Sebastian .
Prej kohësh Xavi Hernandez në bashkpunim me drejtuesit ka filluar ofensivën për ti gjetur një zëvëndësues ideal Sergio Busquets , e ardhmja e të cilit shikohet larg ‘’ Camp Nout ‘’.
Megjithatë, duke ditur rëndësinë tek Real Sociedadi , vetë presidenti i të ashtuquajturve ‘’ Donostiarras ‘’ Joakin Aperribay ka konfirmuar se janë drejt një marrëveshje me 23 vjeçarin :
“ Jemi drejt akordit dhe besoj se do të përfundojë gjatë ditëve të ardhshme ‘’ , theksoi presidenti i Real Sociedadit.
Barcelona ka marrë një tjetër shuplakë pas disfatës në mesjavë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ kundër Interit , sfida e tretë në Uefa Champions League për të besuarit e Xavi Hernandezit.
Insistimi i kuq e bluve ka ardhur për arsye se ish mesfushori legjendar i tyre e shikon si zëvëndësuesin perfekt por nuk kanë patur fat për një ndër elementët më cilësorë të Real Sociedadit .



