
Mbërritja e Ruben Amorim në ‘’ Old Trafford ‘’ sigurisht do të shoqërohet edhe me largimin e disa lojtarëve gjatë merkatos së ardhshme.
Si duket në planet e portugezit nuk përfshihet Victor Lindelof, i cili fatmirësisht pretendohet nga një ekip shumë i famshëm.
Bëhet fjalë për Milanin e Paulo Fonsecas, trainer i cili është përqëndruar kryesisht në përforcimin e prapavijës.
Drejtuesit e Manchester United synojnë largimin e suedezit në merkaton e janarit për të mbushur sadopak arkat, i cili ka mbetur në prapavijë sidomos pas transferimeve të Matthijs de Light dhe Leny Yoros në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse kuqezinjtë janë të fokusuar edhe tek Jakub Kiwior, nëse marrëveshja me nordikun nuk do të arrihet.
Polaku pretendohet edhe nga Villareali, Juventusi apo Napoli dhe për ish fituesit e Scudettos s’do të jetë aspak e lehtë.
Tek Manchester United po planifikohen me detaje ndërhyrjet gjatë kësaj periudhe dhe drejtori sportiv Dan Ashworth ia ka vënë syrin Jarrad Brathwaites, një lojtar shumë i rëndësishëm tek Evertoni.
30 vjeçari po zhvillon sezonin e tetë tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe si duket eksperienca për të do të përfundojë në fundin e tij.
Vetëm 7 sfida në aktualin konsiderohen shumë pak dhe dyert e ‘’ San Siros ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e Benfikës.



