Kampionati i femrave/ Vllaznia afrohet me titullin, Tirana fiton derbin e kryeqytetit

Kampionati i femrave/ Vllaznia afrohet me titullin, Tirana fiton derbin e kryeqytetit

Në kampionatin e femrave në futboll, është mbyllur edhe javë e 16-të, aty ku nuk munguan ndeshjet interesante. Vllaznia vazhdon e qetë drejt titullit kampion, pasi mposhti Apoloninë me shifrat e thella 4-0. Fieraket janë rivalet kryesore për shkodranet, në garën për titullin kampion.

Vllaznia mban vendin e parë, e shkëputur me 5 pikë diferencë nga Tirana e vendit të dytë. Vajzat bardheblu triumfuan në derbi ndaj Partizanit. Derbi ishte një ndeshje me të vërtetë emocionuese, që në fund u fitua nga Tirana 2-3.

Sa u përket ndeshjeve të tjera, në derbin tjetër kryeqytetas, Kinostudio mundi gjithashtu me poker skuadrën e Tirana AS. Një fitore që i mban kryeqytetaset vetëm tre pikë larg Murlanit të vendit të pestë, që këtë javë fitoi me shifrat e thella 8-0 në Shkodër, duke mundur skuadrën e Lushnjes, që këtë edicion nuk ka treguar një formë të mirë, teksa renditet në fundin e klasifikimit. Edhe Teuta mori një fitore të rëndësishme në transfertën e Korçës, ku mundi Skënderbeun me shifrat 1-4.

Rezultatet pas javës së 16-të:

Vllaznia 4-0 Apolonia

Tirana AS 0-4 Kinostudio

Murlani 8-0 Lushnja

Skënderbeu 1-4 Teuta

Partizani 2-3 Tirana

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy