
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes minimale ndaj Skënderbeut.
Për MCN TV, Zekic deklaroi se skuadra i kishte rastet për të shënuar dhe fituar, ndërsa shtoi se e shqetëson mosreagimi i ekipit pas golit të shënuar.
Çfarë mund të them për këtë ndeshje. I kishim situatat për të fituar. Humbëm pastaj topat e dytë dhe më pas një penallti në zonë dhe humbëm ndeshjen.
Sigurisht që kam keqardhje për rastet e humbura. Normalisht që jam i mërzitur. Kështu është futbolli, kur nuk shënon, e pëson. Më shumë më shqetëson momenti kur Skënderbeu shënoi dhe ne kishim shumë minuta, por nuk reaguam si duhet.



