Ferran Torres, në dyshim qëndrimi tek Barcelona

Ferran Torres, në dyshim qëndrimi tek Barcelona

  Edhe pse në momente të caktuara Ferran Torres vijon të tregojë potencialin në metrat e fundit ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Barcelona. 

Sulmuesi shënoi në Pamplona kundër Osasunas duke regjistruar golin e 20-të në sezon por gjithsesi traineri Hansi Flick kërkon më tepër impenjim. 

Sipas ‘ As ‘, ishi i Valencias po monitorohet me kujdes nga numri një i stolit dhe për të ndeshjet vijuese do të jenë determinante. 

Sigurisht tek ‘’ Los Cules ‘’ kërkohet gjithmonë e më tepër duke qenë se në fundin e sezonit konsiderohen titujt e fituar. 

Deco po e analizon këtë situatë me kujdes, për të marrë vendimin më korrekt të mundshëm në funksion të arritjes së objektivave. 

26 vjeçari ndodhet në një situatë me shumë pikpyetje por duhet evidentuar fakti se në momentin kur i jepet mundësia sigurisht e shfrytëzon në maksimum. 

20 gola dhe 2 asiste në 46 sfida numëron në sezonin aktual me ‘’ Blaugranët ‘’, një ekip i formuar për të qenë protagonist në kompeticionet pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy