
Liverpool ka ngushtuar diferencën me kreun në 3 pikë, teksa mposhti ditën e sotme Leeds me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra e Klopp u shfaq dominuese gjatë gjithë takimit, duke mos e vendosur në diskutim fitoren për asnjë moment.
Me këtë triumf Liverpool shkon në kuotën e 60 pikëve, 3 pikë më pak se Manchester City kryesues.
Në krahun tjetër, Tottenham u mposht në transfertë nga Burnley me rezultatin 1-0. Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo mes Watford dhe Crystal Palace, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-4.



