
Pavarësisht dështimit me Keirrison dhe Matheus Fernandez , Barcelona përsëri ka vendosur të insistojë për talentët në Brazil , të cilët sa vinë e shtohen .
I tillë është Breno Melo i cili aktivizohet me Gremion. ‘’ Los Cules ‘’ gëzojnë marrëdhënie të mira me brazilianët për arsye të firmosjes me Arthur Melo në të kaluarën , produkt i skuadrës nga Porto Alegre .
Ish mesfushori i ‘’ Blaugranëve ‘’ Deco është përfshirë në këtë histori dhe në fakt është ai që ia ka rekomanduar Joan Laportas transferimin e 16 vjeçarit.
Katalanasit janë në dijeni të vlerës së klauzolës për prishjen e kontratës së yllit të brazilianëve e cila arrin 40 milionë eurot por duhet theksuar se nuk janë të vetmit pretendentë të Breno Melos .
Duke qenë se prej vitesh janë larguar nga titujt e rëndësishëm , spanjollët me kohë e kanë filluar rrugën drejt revolucionit, me anë të cilit kërkojnë rikthimin tek suksesi por duhet akoma punë për arritjen e objektivave pasi konkurrenca sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion.
Të besuarit e Xavi Hernandezit morën një leksion në mbrëmjen e djeshme në ‘’ Allianz Arena ‘’ kundër një Bayerni të cilin është zor ta mundësh në shtëpi duke evidenduar se merkatoja konsiderohet një domosdoshmëri për avancimin e mëtejshëm.



