
Rendimenti shumë i mirë i Marc Pubill po i jep siguri Atletico Madridit në prapavijë.
Spanjolli deri më tani e ka bërë krenar Diego Pablo Simeonen, për të cilin ka shfaqur interes Chelsea.
Anësori po bën hapa shpresëdhënës përpara dhe dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ tashmë për të janë hapur.
Mbështetja e Todd Boehly-t ka rezultuar determinante në merkatot pararendëse dhe në fakt anglezët kanë avancuar ashtu siç duhet, duke fituar fillimisht Conference Leaguen dhe më pas Botërorin e Klubeve, nën drejtimin e Enzo Marescas.
Por periudhat e transferimeve shërbejnë për tu përforcuar në repartet të cilët kanë patur ulje-ngritje dhe Marc Pubill konsiderohet një element që mund ti vijë në ndihmë ‘’ Bluve të Londrës ‘’.
Paraprakisht presidenti Enrique Cerezo i ka vënë pikat mbi i dhe ka deklaruar se pretendon rreth 80 milionë euro për Marc Pubill dhe gjithashtu ka shtuar se do ti qëndrojë besnik deri në fund.
Numri një i Chelseat e ka nxjerrë në pah potencialin por sidoqoftë do të jetë e vështirë sepse ishi i Gironas vlerësohet maksimalisht nga ‘’ El Cholo ‘’.
Ekipet angleze, veçanërisht ato të elitës e kanë demostruar potencialin dhe shpeshherë gjatë merkatove kanë bërë diferencën.
Ajo e verës do të jetë determinante për Marc Pubill dhe nëse do të vijojë me këtë ritëm nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, për t’iu bashkuar gjashtë herë kampionëve të Premier Leagues dhe jo vetëm.



