
Pas barazimit pa gola ndaj Kosta Rikës, Brazili u rikthye te fitorja në Grupin D, të Copa America. Kombëtarja “seleçaos”, triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Paraguajit, duke marrë tre pikët e para.
Vinicius Junior me dopietë në pjesën e parë dhe Golat e Savio e Paqueta, i dhanë triumfin skuadrës braziliane, që ngjitet në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, 2 më pak se Kolumbia kryesuese.

Këta të fundit morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke mposhtur pastër Kosta Rikën me rezultatin 3-0.
Të gjitha ndeshjet e Copa America, transmetohet ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.



