Mehmeti: Vllaznia ka një avantazh ndaj Partizanit

Mehmeti: Vllaznia ka një avantazh ndaj Partizanit

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Vllazninë në transfertë. Mehmeti deklaroi se shkodranët kanë një avantazh siç është bonusi emocional, pas kualifikimit në finalen e Kupës.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vllaznia ka një bonus emocional sepse është ekipi që na eliminoi në Kupën e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të japim gjithçka për gjithçka.

E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë për të shkuarën dhe ta interpretojnë ashtu siç duhet ndeshjen që kemi nesër dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjithë situatat e ndeshjes. Edhe statistikat tregojnë se ne prekim shumë zonën e kundërshtarit sidomos në 16 metrat. Jemi skuadër sulmuese dhe do të kërkoj që mos të ndryshoj filozofinë e lojës edhe pse jemi nën presion për të fituar. Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës kemi pasur një shok psikologjik. Lojtarët kanë besuar te kualifikimi dhe pikërisht kur vijmë nga një eliminim me penallti kur kishim 30 minutat e pjesës së pare, 2-3 raste për të mbyllur ndeshjen. Ka ndikuar shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve dhe pse një pjesë e tyre janë mjaft të ri dhe në të tilla situata është e vështirë që të ngrihen kaq shpejt.

Mehmeti zbuloi edhe gjendjen e lojtarëve të tij, duke thënë se tre futbollistë kanë shfaqur probleme.

Përreth 18 ditë kemi bërë 5 ndeshje dhe është e vështirë për aspektin fizik. Kemi probleme me Rrapajn kur erdhi i dëmtuar nga U-21 i Kombëtares, me Albion Markun i cili ka një ngarkesë, ku në një muaj ka zhvilluar 8 sfida. Kemi Carën me probleme te kavilja, edhe Junior po ashtu ka shfaqur probleme. Ndeshjet e mëdha dhe ngjeshja e kalendarit na sjellin deri në këto situata megjithatë grupi është i plotë, kemi elementë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur nga grupi dhe jo individi.

Trajnerët me eksperiencë këtu edhe kanë bërë mirë, por edhe jo. Këto tre vitet e fundit te Partizani kanë qenë trajner me shumë eksperiencë dhe nuk kanë bërë atë që pritej. Më vjen keq sepse çdo trajner që është i ri si në situatën time, është të studiojë dhe të jenë në lojën dhe futbollin e tanishëm. Kam dhënë shumë te ky klub, nuk janë justifikime dhe nuk më pengojnë për të ardhmen. Ndaj përgjegjësive unë nuk i shmangem sepse trajneri është kryesori si përgjegjës për skuadrën.

Që kur kam ardhur unë nuk ka pasur asnjë problem disiplinor në stërvitje. Janë 11 lojtarë që luajnë, përzgjedhjen e bëjmë si staf. Gjatë gjithë kohës në një skuadër futbolli ka pakënaqësi dhe ata që kanë këtë gjë duhet ta vërtetojnë në stërvitje në ato minuta që luajnë në ndeshje dhe duhet të bëjnë diferencën. Nëse këto lojtarë e kërkojnë jashtë familjes, nuk e justifikojnë punën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy