Henry: Champions-in e fiton Liverpool, Benzema merr “Topin e Artë”

Henry: Champions-in e fiton Liverpool, Benzema merr “Topin e Artë”

Legjenda franceze, Thierry Henry, beson se Liverpool do të jetë skuadra që do të fitojë Ligën e Kampioneve, duke triumfuar në finale ndaj Real Madrid. Megjithatë ai shtoi, se vë bast se sulmuesi francez, Karim Benzema do të marrë “Topin e Artë”.

Ish-sulmuesi, nuk i kurseu edhe thumbat për madrilenët, për të cilët tha se të gjitha skuadrat i kanë frikë, ndërsa ata vetë i frikësohen Barcelonës.

Të gjitha skuadrat evropiane kanë frikë nga Reali dhe madrilenët kanë frikë nga Barcelona. Unë personalisht besoj se Liverpool do ta fitojë Champions League. Janë më të fortë se Reali. Për ta bërë edhe më të madhe finalen e Champions League, dy favoritët për ‘Topin e Artë’ janë Mane dhe Benzema.

Unë ende besoj se Benzema është përpara dhe në avantazh, por nëse Mane fiton Champions League me Liverpool dhe skuadra e tij ia del mbanë dhe në kompeticionet e tjera, atëherë ai do të jetë një kundërshtar mjaft i fortë për ‘Topin e Artë’. Megjithatë unë ende vë bast se ‘Topin e Artë’ do e fitojë Benzema.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy