Mateo Kovacic, pritet të jetë afrimi i radhës për Manchetser City. Mesfushori ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe duket se do të vazhdojë karrierën te rivalët e londinezëve. Kovacic është një dëshirë e trajnerit Guardiola, që e sheh kroatin si zëvendësuesin ideal të Gundogan, të cilit i ka përfunduar kontrata. Sipas raportimeve, ka një akord mes Chelsea dhe Manchester City për shifrën e 40 milionë eurove dhe gjithçka duket në rrugën e duhur, për të ardhur më pas edhe zyrtarizimi.



