
Kombëtarja shqiptare, ka nisur ditën e sotme stërvitjen, në prag të ndeshjes miqësore me Spanjën, e cila do të luhet më 26 mars në orën 19:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, janë grumbulluar në Girona të Spanjës, aty ku do të qëndrojnë për katër ditë.
Sipas asaj që mësohet nga stërvitja e ditës së sotme, trajnerin Reja e shqetëson gjendja e mesfushorit Amir Abrashi. Ky i fundit ka shfaqur probleme, pasi ka marrë një goditje së fundmi, por në ekip janë optimistë se do të jetë gati për ndeshjen me Spanjën.
Shqipëria do të luajë edhe një tjetër miqësore më 29 mars, atë ndaj Gjeorgjisë dhe Reja do të shikojë më mirë gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.
Kujtojmë se në kombëtare pati lëvizje sa i përket lojtarëve të grumbulluar pasi Enea Mihaj rezultoi i infektuar me COVID-19 ndërsa Nedim Bajrami kishte një gjendje gripale dhe në këtë formë të dy u larguan nga grumbullimi për t’u zëvendësuar nga Endri Çekiçi dhe Herdi Prenga.



