Takefusa Kubo, objektiv i Napolit

Takefusa Kubo, objektiv i Napolit

Eksperienca e Takefusa Kubos me Real Sociedadin e ka ndihmuar me kalimin e viteve për tu pretenduar nga disa klube të rëndësishëm.

 Japonezi ka ditur të adaptohet në La Liga, një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie por edhe në kompeticionet europiane. 

Bardheblutë shquhen një kockë e fortë sidomos në Spanjë dhe kontributi i dhënë në kohët e fundit është ndjekur me shumë kujdes nga drejtuesit e Napolit. 

‘’ Il Partenopei ‘’ drejtohen nga Antonio Conte, falë të cilit po performojnë në lartësinë e duhur kryesisht në Scudetto dhe ekstremi 24 vjeçar shikohet si një alternativë për mesfushën. 

Të ndërgjegjshëm për cilësinë e bardhekalterve si skuadër drejtuesit e ekipit nga San Sebastian thuhet se janë pro dëgjimit të ofertave për ishi-n e Mallorcas, për të cilin pretendojnë rreth 40 milionë euro.

 Mënyra se si luan përshtatet brenda 3-5-2-shit të trainerit nga Lecce, i cili është një trainer me shumë eksperiencë dhe fitues mbi të gjitha. 

Kështu që Takefusa Kubos do ti duhet të mendojë seriozisht për të ardhmen sepse pas dere është një klub mjaft i famshëm dhe pritet një ofensivë nga napoletanët gjatë verës. 

Faza e dytë e sezonit do të jetë një sfidë për nxënësin e Sergio Franciscos, niveli i të cilit s’ka nevojë për koment, i cili numëron 8 sfida dhe 1 gol deri më tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy