
Një ndër prioritetet e drejtuesve të Atletico Madridit në lidhje me merkaton e janarit do të jetë rinovimi i kontratës me Antoine Griezmann.
Vetë presidenti Enrique Cerezo ka marrë iniciativën për të zbuluar hapat e mëtejshëm dhe pritet që gjatë kësaj periudhe të arrihet objektivi.
Megjithatë, duhet theksuar se kontrata e golashënuesit me ‘’ Los Colchoneros ‘’ skadon në 2026-tën por ishi i Real Sociedadit e ka shprehur në më shumë se një rast se qëllimi i tij është të tërhiqet nga futbolli i luajtur në Major League Soccer.
Sipas ‘ As ‘ priten negociata ndërmjet palëve të përfshira në vijimësi dhe nëse do të arrihet marrëveshja, rroga e 32 vjeçarit mund të shënoje rritje, e cila aktualisht arrin 7 milionë eurot.
Nën urdhërat e Diego Simeones, ‘’ El Principito ‘’ ka shënuar 16 gola në 24 sfida për sa i përket sezonit aktual, statistika mbresëlënëse për ish fituesit e Botërorit 2018 me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.



