
Së fundmi Robert Lewandowski ka preferuar ta përforcojë idenë për të ardhmen e cila lidhet me kalimin tek Barcelona .
Shumë ekipe e kanë tentuar polakun por gjatë një interviste për ‘ Onet Sport ‘ golashënuesi i ka vënë kapakun kësaj çështje:
“ Do të largohem sepse jam i gatshëm për sfida të reja . Fatkqësisht nuk arrita akordin me Bayern Munchen . Vijoj të kem shumë oferta por jam i bindur se e ardhmja do të jetë tek Barcelona “ , theksoi 33 vjeçari .
Duke iu referuar kësaj etape të re në karrierë, Robert Lewandowski është shprehur se ka marrë vendimin e duhur :
“ Kam filluar të mësoj spanjisht dhe tashmë kam shtëpi në Barcelonë . Shpresoj të shkojë gjithçka mirë sepse është një klub shumë i famshëm .
Më tej nuk e ka anashkaluar zhgënjimin për mosarritjen e një akordi me gjermanët :
“ Besoj se askush nuk do të vijonte këtë eksperiencë pas ndodhive të fundit. Gjithçka lidhet me respektin sepse kam kaluar tetë sezone të mrekullueshëm dhe mënyra më e mirë do të ishte gjetja e një zgjidhje të përbashkët “ , afirmoi sulmuesi nga Varshava.
Në fund të intervistes , pyetjes se nëse është i gatshëm për një eksperience të re duke marrë parasysh gjithçka që do të lërë pas , ishi i Dortmundit e ka përfunduar me këto fjalë :
“ Do të lë shumë gjëra pas. Kujtimet , shokët me të cilët kam ndarë momente të paharrueshme dhe tetë sezone tejet të suksesshme “ , përfundoi Robert Lewandowski.



