
Përfundimi i kontratës në 30 qershor , ka vënë në lëvizje pretendentët e Gavit.
Chelsea është një ndër ekipet më të interesuar për sulmuesin , drejtuesit e të cilit kanë filluar tashmë kontaktet e para me ato të Barcelonës.
Lajmi është konfirmuar nga ‘ As ‘ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të tentojnë të përfitojnë nga problemet e theksuara të spanjollëve në aspektin ekonomik për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ fituesin e ‘ Golden Boy ‘.
Objektivi i ‘’ Los Cules ‘’ është mos të tejkalojnë limitet e përcaktuara në La Liga në lidhje me pagat e lojtarëve dhe gjithashtu të kursejnë përafërsisht 200 milionë euro, për ti hapur rrugën transferimeve cilësore në ‘’ Camp Nou ‘’.
Për Xavi Hernandezin, 18 vjeçari konsiderohet i domosdoshëm dhe një ndër përfaqësuesit e kuq e bluve në të ardhmen , pavarësisht se potenciali i pronarit Todd Boehly u reflektua në dy merkatot e kaluara.
Parashikohet se kryeqytetasit s’do ta kenë aspak të lehtë firmosjen me Gavin, pavarësisht se gjatë kësaj periudhe asnjëherë nuk janë përjashtuar surprizat .



