
Udinese është një nga skuadrat më në formë për momentin, jo vetëm në Itali, por edhe në 5 kampionatet kryesore në Europë.
Bardhezinjët i kanë surprizuar të gjithë këtë sezon, me rezultatet e arritura deri tani. Fitorja 4-0 ndaj Romës dhe 3-1 ndaj Interit, duket se nuk kanë qenë rastësore për Udinese.
Skuadra e drejtuar nga Sottil, numëron 6 fitore radhazi, si asnjë tjetër deri tani në Serie A për këtë sezon.
Në 8 javë kampionat, Udinese numëron vetëm një humbje ndaj Milanit, një barazim me Salernitana dhe 6 fitore, duke mbajtur kështu vendin e tretë me 19 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Napolit dhe Atalantës.



