
Eksperienca e Sergio Ramos tek Sevilla duket se është drejt përfundimit, sipas ‘ Mundodeportivos ‘.
Spanjolli u rikthye ne ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ në shtatorin e kaluar dhe firmosi për një sezon me opsionin e rinovimit për një tjetër, kontratë e shoqëruar me një pagë prej dy milionë eurosh.
Deri më tani 38 vjeçari është aktivizuar në 29 sfida, të llogaritura këto në 2581 minuta, 20 nga të cilat në La Liga, 5 në Champions League dhe 4 në Kupën e Mbretit.
Parashikohet se sfida e fundit me bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të jetë ajo kundër Barcelonës në 26 maj në shtëpi dhe më pas do të bëjë gati valixhet për të hedhur një tjetër hap në karrierë.
Ofertat asnjëherë nuk i kanë munguar ish kapitenit të Real Madridit, si përshembull nga Arabia Saudite, Major League Soccer dhe Turqia, futbollist që vijon të rikonfirmojë vlerat e padiskutueshme në sezonin aktual me ekipin e zemrës, të cilin e ka ndihmuar me 7 gola dhe 1 asist në 29 sfida.
Megjithatë, çdo eksperiencë e ka edhe një fund dhe besohet se ajo e qendërmbrojtësit me shtatë herë fituesit e Europa League do të fnalizohet në fundin e sezonit.



