Sezoni i ri futbollistik, FSHF prezanton manualin për delegatët e ndeshjeve

Sezoni i ri futbollistik, FSHF prezanton manualin për delegatët e ndeshjeve

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollisti, 2022-2023, Departamenti i Garave në FSHF ka organizuar sot një seminar ku ka prezantuar manualin e delegatit, një dokument që do t’i ndihmojë zyrtarët e ndeshjeve në lidhje me rregulloret e ndeshjeve.

Në këtë seminar shefi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani prezantoi para delegatëve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, manualin që shpjegon në mënyrë të detajuar detyrat dhe përgjegjësitë që delegatët kanë për të organizuar në mënyrë të suksesshme këto ndeshje, duke u bazuar në rregulloret e garave të FSHF.

Manuali është konceptuar si një instrument që synon të shpjegojë dhe komentojë dispozitat që përmbajnë rregullat e FSHF-së dhe për të ofruar udhëzime mbi aspektet praktike të misionit të delegatëve dhe organizimit të ndeshjeve.

Ky manual përcakton qartë të drejtat dhe detyrat e delegatit, parimet bazë, kodin e sjelljes si edhe proceset që duhen aplikuar para dhe gjatë një ndeshjeje nga zyrtari në bashkëpunim me klubet.

Gjithashtu në  këtë dokument parashikohen edhe situata nga më të ndryshme në një ndeshje futbolli dhe hapat që duhen ndjekur nga delegatët duke u bazuar në rregulloren e lojës.

Sipas FSHF, përdorimi i një dokumenti të tillë për zyrtarët e ndeshjeve në Shqipëri është i ngjashëm me procedurat që ndjek edhe UEFA në ndeshje ndërkombëtare dhe bëhet në kuadër të përmirësimit të aspekteve organizative të një ndeshje zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy