
Humbja e protagonizmit të Moutcar Diakhaby-s tek Valencia pas një eksperience të shkëlqyer tek Lyoni e ka vënë seriozisht në rrezik vijimësinë në ‘’ Mestalla ‘’.
Me Ruben Barajan në stol , francezi ka lënë për të dëshiruar, të cilit i është shfaqur një dritë në fundin e tunelit.
Interi prej kohësh po tenton transferimin e mbrojtësit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për arsye se Simone Inzaghi beson se mund ti vijë në ndihmë prapavijës dhe spanjollët janë të gatshëm ta lënë të lirë nëse zikaltërit do të ofrojnë duke filluar nga 15 milionë euro për 26 vjeçarin.
Pas pesë sezonesh tek Valencia , Moutcar Diakhaby numëron 6 gola dhe 2 asiste në 149 sfida dhe me shumë gjasa ky do të jetë i fundit për të në La Liga.
Një transferim në Serinë A do të ishte starti i eksperiencës së tretë në pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër , tek një Inter i cili synon medoemos të rikthehet tek titujt dhe të rikuperojë nga vlerat e humbura në kohët e fundit.



