Gazetari Gerti Çarçani tha në studion e MCN Informacion se është e vështirë që ta mundësh me votë Presidentin e FSHF-së, Armando Duka për shkak të gjurmëve që ai ka lënë në futboll, nga ekipi kombëtar e deri tek progresi në infrastrukturë.
Është e vështirë që Presidentin aktual, Armando Duka ta mundesh me votë, kjo dhe për shkak të disa gjerave që i pëlqen apo jo një pjese, kanë ndodhur dhe janë gjurmë, që nga ekipi kombëtar, progresi në infrastrukturë.
Shumë konkurrentë kanë qenë. Disa prej tyre zgjodhën ta aplikonin garën jo nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me anëtarët e familjes së futbollit, por politikës, nuk arritën. FSHF është një nga institucionet më të organizuara. Meritë administrimi i Dukës dhe administratës. Duka ka dhe pjesën e tij të hierarkisë.
Nuk ishte atmosfera e para 4 viteve. FSHF është në partneritet me ministrin përkatës. Gonxhe ishte dje në asamble. Ka bashkëpunim dhe mbështetje financiare.
Nuk ka klimë lufte, por partneriteti. Kjo e bën më të qetë gjënë. 7 mandate, ky është vullneti i futbollit. Është votuar në bllok.



