Triumfi i Milanit/ Gasperini: E meritojnë titullin. Pioli: Puna s’ka mbaruar

Triumfi i Milanit/ Gasperini: E meritojnë titullin. Pioli: Puna s’ka mbaruar

Milani mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti 2-0 Atalantën dhe tashmë kuqezinjve i duhet vetëm 1 pikë në ndeshjen e fundit, për të siguruar titullin kampion.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shfaq shumë i lumtur, por u shpreh se asgjë nuk ka përfunduar.

Është një vit që na dhuruar emocione, ishte e drejtë të thoshim lamtumirë. Puna nuk ka mbaruar ende, duhet të bëjmë mirë edhe javën e fundit siç kemi bërë deri tani, me qetësi dhe vendosmëri.

Jam shumë i kënaqur me ndeshjen, kemi punuar shumë mirë në fazën mbrojtëse ndaj skuadrës që krijon më së shumti në Serie A. Kjo fitore është një shpërblim për të gjithë lojtarët e mi. Ajo që më bën më shumë krenar është disponueshmëria.

Unë mund ta bëj atë që dua në fushë dhe atyre u pëlqen kjo mënyrë e përgatitjes për ndeshjet. Është një kënaqësi e madhe. Tani një javë tjetër punë dhe pasion

Në krahun tjetër, Gianpiero Gasperini, deklaroi se Milani e meriton titullin kampion, ndërsa shtoi se skuadra e tij i pëlqeu për atë që tregoi në fushë.

Milani ka qenë padyshim më i fortë, është një skuadër që e meriton titullin kampion edhe pse Interi është gjithashtu i fortë. Mendoj se ne bëmë një ndeshje të madhe, qëndruam gjatë në ndeshje deri tek goli i Theo. Atalanta e sotme më pëlqeu, Milani kishte shumë vështirësi për të goditur në portë. Jam i kënaqur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy