
Barcelona mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti minimalisht Mallorca, falë një goli të shënuar nga Luuk De Jong.
Pas ndeshjes, trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez, u shfaq i lumtur, duke thënë se ishin 3 pikë të arta.
“Janë 3 pikë të arta për rrethanat në të cilat ndodhemi. Ishte një fitore grupi dhe po rritemi. Jemi skuadra e dytë që fitojmë në këtë fushë. De Jong është shembull për të gjithë në dhomat e zhveshjes, për mënyrën si punon, si stërvitet dhe si sakrifikon për Barcelonën”, u shpreh Xavi.



