Hajdini: Kastrioti, në garë për një vend në Europë

Hajdini: Kastrioti, në garë për një vend në Europë

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, duke folur për Superioren, në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se Kastrioti me ecurinë e treguar, mund të synojë një vend në Europë. Hajdini u shpreh se Dinamo me humbjen e sotme ndaj Laçit, e ka thuajse të pamundur qëndrimin në Superiore, duke vulosur rënien në Kategorinë e Parë.

Kampionati ka hyrë në një fazë interesante, për Europën dhe mbijetesën, pasi çështja e titullit është thjesht formalitet për Tiranën. Po gabojnë shumë skuadrat pas. Laçi u rikthye te fitorja ndaj Dinamos, pasi kishin shumë kohë që nuk merrnin 3 pikët. Siç duket ndryshimi i trajnerit riktheu entuziazmin.

Kukësi në mënyrë të habitshme u mposht nga Kastrioti. Nuk është çudi të të mundin krutanët, sepse kanë fituar 5 ndeshjet e fundit. Kanë marrë një trajner të ri, që nuk e njihni, por tani flasin të gjithë për të. Me pikët e marra, Kastrioti është në garë për një vend në Europë.

Kukësi, Partizani dhe Vllaznia, që luftojnë për vendin e tretë, kanë gabuar, nuk marrin dot 3 fitore radhazi. Humbja e Dinamos, vulos rënien e bluve në Kategorinë e Parë. Po vuajnë mungesën e organizimit të klubit në fillim.

Java e ardhshme rezervon përballje të forta, si Skënderbeu-Egnatia dhe Vllaznia-Partizani.

Hajdini komentoi edhe ngjitjen e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, si dhe atë të Bylisit në Superiore.

Flamurtari është një skuadër me emër të madh në futbollin shqiptar. Situata shkoi ashtu si shkoi me borxhe. Arritën pikën më të ulët duke rënë në Kategorinë e Dytë. Grupi B ishte shumë i fortë këtë sezon, pasi aty bënte pjesë edhe Luftëtari. Bylisi e ka siguruar ngjitjen ne Superiore. Erzeni e ndjek nga afër dhe pritet të jetë ajo skuadra e radhës që do të ngjitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy