
Atletico Madridi ka filluar prej disa kohësh të planifikojë emrat e nevojshëm për skemat e Diego Simeones , trainer që po e kupton çdo ditë se duhet të ndryshojë strategji për të arritur aty ku duhet .
‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk kanë mundur të vijojnë rrugëtimin e sezonit të kaluar dhe argjentinasi e ka vënë theksin tek revolucioni në ofensivë , repart në të cilin të besuarit e tij akoma nuk e kanë dhënë maksimumin.
Luis Suarez dhe Joao Felix mbeten dyshimet kryesore për vijimësinë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe ‘’ El Cholo ‘’ ka zgjedhur Roberto Firminon , nxënës shëmbullor i Jurgen Klopp.
Kësaj historie nuk i shpëton as Antoine Griezmann që aktualisht është i huazuar tek kryeqytetasit dhe braziliani duke qenë se akoma nuk ka rinovuar i jep shanse spanjollëve për ta transferuar në La Liga .
Sipas zërave të fundit Roberto Firmino nuk dëshiron të vijojë në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe Atletico Madridi konsideron se duhet të japë maksimumin gjatë verës sepse për më tepër nëse anglezët do të firmosin me një tjetër sulmues mund të rrezikojnë pjesëmarrjen e 30 vjeçarit në Botërorin e Katarit .
Spanjollët janë një ekip me shumë fat pasi të jesh i drejtuar nga ‘’ El Cholo ‘’ është një privilegj më vete dhe argjentinasi u vu në drejtimin e kësaj skuadre në kohë shumë të vështira dhe nga statusi i një skuadre e mesit të tabelës arriti ta shëndërrojë ndër më të fortat e elitës .
Pavarësisht rrëshkitjes , objektivi qëndron gjithmonë i njëjti , që lidhet me pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm , momentalisht i realizuar nga Atletico .



