FIFA dënon Shqipërinë pas ndeshjes me Serbinë

FIFA dënon Shqipërinë pas ndeshjes me Serbinë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka marrë një dënim nga FIFA pas ndeshjes kualifikuese ndaj Serbisë, e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Shqipëria ishte nikoqire e Serbisë më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” për një ndeshje të vlefshme për Grupin K, që përfundoi me rezultatin 0-0.

Kjo ndeshje ka sjellë një dënim për FSHF-në nga FIFA, e cila ka vendosur një gjobë për shkak të "sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese nga një pjesë e tifozëve shqiptarë".
FIFA ka vendosur një gjobë prej 161,500 frangash zvicerane dhe gjithashtu ka kërkuar që ndeshja e radhës e Shqipërisë në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.

Njoftimi i FSHF-së

FSHF është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

FSHF dënohet me gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.

Ky dënim vjen për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy