
Udinese vazhdon të surprizojë në Serie A, teksa ditën e sotme ka barazuar 2-2 në shtëpi me Atalantën. Ndonëse këta të fundit ishin në avantazh të dy golave, bardhezinjtë ia dolën të barazojnë shifrat, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.
Atalanta merr kryesimin me 21 pikë, ndërsa Udinese mban vendin e tretë me 20 pikë.
Formë të shkëlqyer po kalon edhe Monza, që ditën e sotme mposhti 2-0 dhe regjistron kështu fitoren e tretë radhazi.
Në sfidat e tjera në Serie A, Salernitana mposhti 2-1 Veronën, ndërsa Torino-Empoli u mbyll në barazim 1-1.



