Juventusi i vendos çmimin Rabiot

Juventusi i vendos çmimin Rabiot

 Më në fund Juventusi ka vendosur në lidhje me Adrien Rabiot.

Drejtuesit e torinezëve i kanë treguar daljen mesfushorit francez për të cilin s’do të ketë shumë shanse sidomos me rikthimin e Paul Pogbas në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po i bën hapat me kujdes dhe sipas  ‘ Corriere dello Sport ‘, për 27 vjeçarin Juventusi pret të arkëtojë 15-20 milionë euro pasi nuk ka mundur të avancojë dhe tek italianët një fakt i tillë nuk lejohet.

Spekullimet e fundit flasin për një rikthim tek Paris St Germain pasi nëna e tij dhe njëkohësisht dhe agjentja e Adrien Rabiot po jep maksimumin për ta parë sërish në ‘’ Parque de Prince ‘’, aty ku kaloi shtatë sezone  .

Nëse rikthehemi paksa në të kaluarën , me rëndësi për tu përmendur është se asokohe u insistua për largimin nga ‘’ Les Pariziens ‘’ me parametër zero duke shkaktuar nervozizëm tek drejtuesit e klubit por e ardhmja shikohet në kryeqytetin francez pasi tek ish rekordmenët e Scudettos Adrien Rabiot nuk ka mundur të adaptohet.

Prioriteti për Juventusin do të jetë fitimi i titujve dhe merkatoja e verës do të jetë një provë shumë e rëndësishme e cila do ti paraprijë sezonit  2022-2023 gjatë të cilit titujt do të jenë fokusi kryesor i bardhezinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy