Dy biletat e fundit për gjysmëfinale/ Publikohen formacionet zyrtare

Dy biletat e fundit për gjysmëfinale/ Publikohen formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet dy sfidat e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, ku do të përcaktohen edhe dy ekipet e fundit që kualifikohen në gjysmëfinale.

Manchester City pret në shtëpi Real Madrid, pas barazimit spektakolar me rezultatin 3-3 në Spanjë një javë më parë.

Një përballje ku spektakli dhe emocionet e mëdha janë të garantuara, ndërsa është e vështirë për të zgjedhur favoritin.

E njëjta situatë edhe në përballjen tjetër, ku Bayern Munich pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Angli.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, për dy supersfidat.

FORMACIONET ZYRTARE

MANCHESTER CITY-REAL MADRID

Man City: Ederson; Walker, Dias, Akanji, Gvardiol; Rodri, De Bruyne, Foden; Bernardo, Haaland, Grealish.

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Valverde, Kroos, Camavinga; Rodrygo, Vinicius, Bellingham.

 

BAYERN MUNICH-ARSENAL

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Sané, Musiala, Guerreiro; Kane.

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Jorginho, Rice; Ødegaard, Martinelli, Saka; Havertz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy