Behari: Merita e Kukësit, nuk doli një lojtar që të marrë Tiranën për dore

Behari: Merita e Kukësit, nuk doli një lojtar që të marrë Tiranën për dore

Trajneri Ardi Behari, i jep merita Kukësit, për fitoren ndaj Tiranës, duke thënë se verilindorët kishin një vendosje shumë të mirë në fushë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se Kukësi ishte më këmbëngulës dhe lojtarët e afruar në merkato janë integruar menjëherë.

Tiranën e kushtëzoi edhe merita e Kukësit. Tiranën nuk doli dikush ta marrë për dore, siç kanë bërë në ndeshjet e fundit. Vendosja e Kukësit ishte e tillë, që i mbylli të gjitha hapësirat që Tirana të kishte raste.

Tirana shumë ndeshje i ka fituar kështu, duke pritur dhe i ndëshkon me kundërsulm. Duhet të kishin një manovër tjetër. Nuk mund të themi se nuk u përpoqën. Ishte një Kukës më këmbëngulës, me moral më të lartë, integrim i menjëhershëm i lojtarëve të rinj.

Kukësi ka pasur lojtarë cilësorë, por nuk kanë pasur impaktin e këtij të riut anësor. Kishin rezultat të mirë në mbarëvajtjen e ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy