
Sevilla vijon të rezistojë në lidhje me ofertat drejt Jules Kounde . Andaluzët e konsiderojnë kyç francezin dhe i kanë dhënë përgjigje negative 45 milionë eurove të Manchester United . Sipas Marcas ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nuk janë kënaqur me këtë shifër sepse kërkojnë ngritjen e saj në 60 milionë euro për të filluar negociatat për 22 vjeçarin . Përpos kësaj alternative 20 herë kampionët e Premier Leagues nuk e kanë shkëputur vëmëndjen as nga Raphael Varane duke i ofruar të njëjtën sasi Real Madridit .
Duke qenë se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ paraprakisht kanë përcaktuar 80 milionë euro , efektet e pandemisë së koronavirusit i detyrojnë ekipet me emër të bëjnë reduktime në lidhje me ofertat , hap që konsiderohet shumë llogjik për të tentuar afrimin e lojtarëve të dëshiruar në gjirin e tyre . Spanjollët e kanë të qartë se Jules Kounde është një ndër nxënësit më të mirë të Julen Lopeteguit dhe më gjerë dhe do të mundohen të arrijnë objektivin e tyre për ti hapur rrugën e largimit nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Pas tratativës së parë ‘’ The Red Devilsat ‘’ ndoshta do të reflektojnë dhe do të plotësojnë kushtet e Sevillas , drejtuesit e të cilëve janë të paluhatur në kërkesën e tyre për mbrojtësin e lindur në Paris .
Disa kohë më përpara për Jules Kounde u interesua edhe Chelsea , por javët e ardhshme parashikohet se do të jenë determinante në lidhje me një ndër mbrojtësit më të mirë të Europë . Sezoni për një ndër të preferuarit e Julen Lopeteguit në repartin defensiv u mbyll me 49 ndeshje dhe 4 gola në të cilat ka treguar shumë profesionalizëm dhe e ka ndihmuar Sevillan për tu kualifikuar në Uefa Champions League .



