Igli Tare: Interi favorit me Bayern-in dhe City-n në Champions League

Igli Tare: Interi favorit me Bayern-in dhe City-n në Champions League

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mendon se Interi është skuadra më e fortë në Itali për momentin dhe janë ekipi për tu mundur.

Sipas tij, për çështjen e titullit, muaji mars do të jetë vendimtar, duke parë edhe kalendarin e ndeshjeve.

Për mua Inter mbetet skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Serie A. Merkato që zhvilluan në verë ishte cilësore, megjithatë për titullin duhet të presim muajin mars, besoj do të jetë vendimtar. Zikaltërit në këtë periudhë kanë një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë, luajnë ndaj Fiorentinës, Juventus, Romës, Atalantës dhe pastaj Atletico Madrid në Champions.

Juventusi do të tentojë ta thellojë diferencën apo edhe të qëndrojë në këto pozita, për t’i ushtruar presion Interit. Inter ka një organikë më cilësore, megjithatë kur luan çdo tre ditë edhe ky avantazh zerohet.

I pyetur për Simone Inzaghi-n, Tare deklaroi se është një nga trajnerët më të mirë në botë, ndërsa shtoi se Interi është mes favoritëve në Champions League.

Unë e vendos Interin mes favoritëve si Manchester City apo Bayern Munich në Champions League. Inzaghi është mes më të mirëve të botës dhe do të dijë t’i menaxhojë ndeshjet e radhës dhe ngjeshjen e kalendarit. Këtë bëri edhe në Superkupë dhe u kthye me trofeun. Tani i mungon vetëm titulli në Itali për të kurorëzuar karrierën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy