Në fund të ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit, të zhvilluar në Rrogozhinë, u regjistrua një episod i rëndë.
Tifozët bardheblu, u futën në fushë, për të sulmuar arbitrin Kridens Meta, për shkak të një penalltie të dyshimtë të akorduar, e cila i hoqi fitoren skuadrës së Shehit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia, që bën me dije se janë shoqëruar disa nga tifozët që u futën në fushë.
Njoftimi i policisë
Rrogozhinë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rrogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



