Egnatia-Laçi, Josa: Nuk u futëm në fushë për barazim, ndeshja mund të ndryshonte pas penalltisë

Egnatia-Laçi, Josa: Nuk u futëm në fushë për barazim, ndeshja mund të ndryshonte pas penalltisë

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Laçit.

Josa deklaroi se skuadra nuk ishte futur në fushë për barazimin, ndërsa shtoi se te penalltia loja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër.  

Ishte penalltia që mund të shënonte Egnatia dhe mund të merrte rrjedhë tjetër. Jam i kënauqr për mënyrën si lojtarët u vendosën në fushë. Më pëlqeu si mbyllën hapësirat. Nga ana ime nuk jam i kënaqur, duhet ta qetësonim topin në mesfushë dhe të dilnim te zona e Egnatias. Nuk u futëm për barazim, por kur ndodh me ekipin kryesues s’mund t’u thuash gjë lojtarëve.

Lojtarët nuk nxitohen, por nuk është e thënë që të gjitha aksionet të shkojnë në kuadrat. Problemi është si të shkojmë deri aty. Ne kemi pasur raste, sidomos në pjesën e parë, kur e humbëm topin shumë shpejt. I dhamë të drejtë Egnatias ta na vendosë në presion.

Në çdo ndeshje, nuk futemi për barazim. Bënim shumë punë dhe pastaj e humbisnim topin, qoftë në zgjidhen e pasit, por edhe nga presioni i kundërshtarit.  Zgjedhjet që bëmë nuk ishin të duhurat, nuk më pëlqyen. Nuk dua të përmend individë të veçantë.

Nuk është problem cilën skuadër kap Laçi, por duhen siguruar 3 pikët. Në ndeshjen e radhës, duhen me çdo kusht 3 pikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy