“Titulli, dëshirë e përbashkët”, Shkëmbi: Sulme nga jashtë për të më marrë vendin e trajnerit

“Titulli, dëshirë e përbashkët”, Shkëmbi: Sulme nga jashtë për të më marrë vendin e trajnerit

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, në një intervistë në emisionin “Skaner” në MCN TV, e ka pranuar se gjysma e sezonit ka qenë e dobët për skuadrën e tij. Tekniku korçar ka thënë se njerëz të veçantë e kanë sulmuar atë nga jashtë, për t’i marrë vendin e punës së trajnerit. Shkëmbi theksoi se nuk i ka arritur gjërat në karrierë me mik, duke shtuar se nëse do të dojë të marrë drejtimin e një skuadre, duhet ta bëjë me korrektësi.

“Është një gjysmë sezoni i dobët. E prisja që do të ishte e vështirë. Të mos harrojmë, kjo nuk është një justifikim, por është një e vërtetë. Ata që merren me sport, e dinë që të fillosh diçka nga zero dhe të bëhet shumë mirë për 4 muaj, nuk mund të bëhet. Nuk e mendoja që në disa javë, do të ishim në nivele shumë të dobëta. Kemi bërë një analizë, të gjithë bashkë. Deri diku i kemi kuptuar problemet që kemi pasur. Për sa i përket qetësisë, mendoj se gjithmonë kam qenë i qetë dhe gjakftohtë.

Njerëz të veçantë më kanë gjykuar nga jashtë, duke mos i ditur gjërat fare se çfarë bëhet, apo edhe me dëshirat e ndonjë njeriu për të qenë në vendin tim, gjë të cilat unë i kuptoj, por mënyra e të folurit apo gjykuarit, ka qenë për të ardhur keq. Nuk kam dashur ta shpreh. Unë di shumë mirë që në futboll, vetëm rezultati i rregullon gjërat.

Sulm nga jashtë për të marrë vendin e trajnerit te Dinamo? Po kështu është e vërtetë. Me dashje apo pa dashje, kanë sulmuar edhe klubin me pozicionin tim. Edhe unë do të vijë një moment kur do të dua të jem trajner i X klubi, por gjithmonë këtë duhet ta bësh me korrektësi. Unë nuk jam nga ata që jam bërë futbollist me mik. Trajner jam bërë duke më dhënë shansin presidentët, nga ajo çka kam bërë si futbollist.

Hasanbelliu dhe Bardhi më kanë dhënë mundësinë për të qenë në krye të Teutës, trajner i një ekipi të mirë. Durrskët u futën në Europë dhe viti im i parë në Shqipëri ishte i suksesshëm. Mua më kanë kërkuar, nuk kam futur mik për punën.”, u shpreh Shkëmbi.

Ai tha gjithashtu se të gjithë lojtarët në merkaton e verës janë marrë me miratimin e tij, ndërsa duke folur për objektivin titull, tha se ka qenë një dëshirë e përbashkët me presidentin Bardhi.  

“Unë i di përgjegjësitë e mia. Çdo lojtar në verë ka ardhur me pëlqimin tim. Unë kam bërë gabime në përzgjedhje. Në ndonjë lojtar kemi besuar më shumë sesa duhet. Disa lojtarë që kemi dashur, nuk i kemi afruar dot. Duke parë nga brenda është ndryshe dhe nga jashtë është ndryshe.

Dinamo pa përforcimet e janarit kishte një ekip të mirë. Edhe unë kam bërë gabime, por mendoj që në momente të veçantë, mungesa e alternativave, na hapi probleme të mëdha. Që në bisedat e para me presidentit, dëshira ka qenë e madhe. Nuk mund të hyjmë në një kampionat, duke mos respektuar bluzën. Titulli ka qenë një dëshirë e përbashkët, por në asnjë moment nuk e kemi ndjerë presionin që duhet të jemi kampionë me patjetër.”, deklaroi trajneri i Dinamos.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy