Emanuele Ndoj është larguar nga skuadra e Brescia. Mesfushori i Kombëtares do të vazhdojë sërish të jetë në Serie B, por këtë herë tek ekipi i Cosenza.
Afrimi i Valon Behramit te Brescia, i ka hapur rrugën e largimit Ndojit. Ky i fundit është huazuar te Cosenza, ku shpreson se do të ketë më shumë minuta në dispozicion.
Futbollisti shqiptar, ka vuajtur shumë dëmtime, që kanë sjellë edhe rënie të formës, por tashmë 25-vjeccari do të provojë të rikthehet në formën e dikurshme.



