Çhelsea arrin mrekullin e 11-të dhe qendron i vetëm në krye të Premier League

Çhelsea arrin mrekullin e 11-të dhe qendron i vetëm në krye të Premier League

Chelsea i Antonio Contes nuk ndalet në serin e fitoreve, duke vazhduar formën fantastike në Premier League.

Skuadra e bluve të Londrës ka shënuar edhe fitoren e 11-të radhazi në elitën e futbollit anglez dhe  viktima e radhës ishte Crystal Palace që u mposht në shtëpi me rezultat minimal 0-1.

Golin si gjithmon e shënoi i përhershmi sulmuesi spanjoll Diego Costa pas një pasimi nga spanjolli tjetër Cesar Azpilicueta duke kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë Chelsea kërkonte dyfishimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arriti. Edhe vendasit kërkonin golin e barazimit por mbrojtja e Chelseat ishte në nivel ashtu si portieri belg Courtois.

Kjo ishte hera e parë në histori të klubit që regjistron 11 fitore me radhë në një sezon – gjitha meritat shkojnë për Antonio Conten që ka krijuar një skuadër tejet të fuqishme. 

Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon të kryesoj e vetme në vendin e parë me 43 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se Liverpool e Arsenal që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy