Behari: Ishte ndeshje e dhuruar, Tirana e qetë drejt titullit

Behari: Ishte ndeshje e dhuruar, Tirana e qetë drejt titullit

Ish-lojtari Ardi Behari është shprehur se me fitoren e arritur ndaj Laçit, Tirana tani do të vazhdojë e qetë drejt titullit kampion. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari u shpreh se pas golit të parë që erdhi nga një gabim, mendoi se kurbinasit do të reagonin, por nuk ndodhi kështu, pasi sipas tij ata e kishin mbivlerësuar kundërshtarin.

“Është karakteristikë e Tiranës, që po të gjeti në ditë të zezë, të shtyp fare. Ishte një ndeshje që u mbyll pa filluar. Ishte e dhuruar. Ajo që ndau kjo ndeshje, është se Tirana do të vazhdojë e qetë rrugën drejt titullit. Laçit iu dha një mësim i mirë. Të dyja skuadrat e kanë arritur objektivin deri tani.

Laçi nuk arriti të ngrihet dot edhe pas një gabimi. Pas gabimit të lojtarit të Laçit te goli i parë, shkuan të gjithë lojtarët e mbështetën dhe mendova se mund të ishte ndryshe, por gabimet u shtuan edhe më shumë. Ishin gabime nga i gjithë reparti i mbrojtjes. Laçi e kishte mbivlerësuar më shumë nga sa duhej ndeshjen me Tiranën.”, u shpreh Behari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy