E ardhmja e Messit, babai i argjentinasit: Do e vendosim kur të mbyllet sezoni

E ardhmja e Messit, babai i argjentinasit: Do e vendosim kur të mbyllet sezoni

Babai i Leo Messit, Jorge Messi, i cili është njëkohësisht edhe agjent i futbollistit argjentinas, ka reaguar së fundmi, në lidhje me lajmet e ndryshme, që thonë se ai ka arritur marrëveshjen për tu transferuar në Arabinë Saudite.

Në reagimin e tij, ai thotë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe vendimi për të ardhmen e sulmuesi do të merret pasi të mbyllet sezoni aktual.

Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Messi nuk ka rënë dakord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Nuk do të bëjmë asgjë tani, do të vendosim në fund të sezonit aktual. Mund të garantoj se nuk do të vendoset kurrë para fundit të sezonit aktual me PSG-në.

Emri i Messit po qarkullon në media, por ne mund të garantojmë se nuk ka asgjë të nënshkruar, rënë dakord apo edhe verbalisht. Ka plot lajme të rreme përreth pa asnjë provë të asaj që këto media thonë duke shpikur histori dhe me zero respekt nuk i konfirmojnë lajmet e tyre.

Leo Messit i skadon kontrata me PSG-në në qershor dhe do të jetë një lojtar i lirë, për të zgjedhur vetë të ardhmen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy