Këtë të premte, do të luhet sfida e parë e “Final Four”, mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Në stadiumin “Air Albania”, do të luhet gjysmëfinalja, ku dy ekipet duan me çdo kusht fitoren, për tu kualifikuar në finale.
Pasi siguruan “Final Four”, tani synimi është vetëm titulli kampion. Ndeshja do të luhet duke nisur nga ora 20:00, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN TV.
Partizani e mbylli kampionatin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Egantian kryesuese, ndërsa Skënderbeu siguroi vendin e katërt në ndeshjen e fundit.



