Përpos angazhimit në politikë Ambasada Amerikane nuk ngurron të tregojë mbështetje per talentet e sportit shqipatr. Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada i uron sukesese atletes shqipatre Luiza Gega në Lojërat Olipike që startojnë këtë të premte.
“Mos harroni ta ndiqni Luiza Gegën në Lojërat Olimpike në Rio! Ajo do të konkurojë në garën për 1500 m për femra, të premten në 12 gusht dhe në garën për 3000 m, të shtunën në 13 gusht. A do të jetë Luiza atletja e parë që do të sjellë në Shqiperi një medalje nga lojërat olimpike? Shumë fat dhe suksese për Luizën dhe të gjithë sportistët shqiptarë” - shkruhet në faqezn zyrtare te ambasadës amerikane.
Në Lojërat Olimipke Rio 2016 Shqipëria përfaqësohet nga 6 sportisë Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Sidni Hoxha, Briken Calja, Nikol Merizaj dhe Evangjeli Veli.



